loading

Metoda MEGAH

CT Koronografi: Avancimet e fundit teknologjike kanë lejuar që CT-ja kardiake, me apo pa kontrast, të bëhet pjesë legjitime e arsenalit diagnostik për sëmundjet e arterieve koronare. Dy teknikat aktualisht në përdorim janë Indeksi i Kalciumit dhe CT Angiografia Koronare.

Indeksi i Kalciumit: Vlerëson kalcifikimet koronare. Për pacientët që i nënshtrohen këtij diagnostikimi, kryhet Indeksi i Kalciumit. Nëse rezultati kalon disa limite klinike, do të kërkohet një CT e mëtejshme me kontrast. Të gjitha imazhet interpretohen nga Profesor Gardi dhe ekipi i tij. Pas rezultateve të testeve të tjera  të përcaktuara nga protokolli MEGAH, ata do të lëshojnë raportin përfundimtar, duke treguar faktorët e rrezikut të identifikuar dhe zgjidhjet kliniko-shkencore më të përshtatshme.

Pasi të merret anamneza e pacientit, kryhen vlerësimet e mëposhtme:

  • CT INDEKSI I KALCIUMIT
  • CT PREDICTIVE RESOLUTION 3D CARDIO
  • ECG
  • EKO-KARDIOGRAFI
  • EKO ABDOMINALE
  • KONSULTA KARDIOLOGJIKE
  • VLERËSIMI I FAKTORËVE TË RREZIKUT
  • RAPORTI PËRFUNDIMTAR